martedì 18 febbraio 2014

Muralet e legjendave shqipe në gjimnazin e Tiranës - Gjuha e Kujtesës

LEGJENDA E SKENDERBEUT

Prej afro 15 vitesh, gjeneratat kalojnë para muraleve dhe sadopak në mendjen e secilit fotografohet ndonjë nga legjendat e thjeshtëzuara dhe realizuara në mënyrë modeste, me një lloj estetike të pëlqyeshme për syrin si dhe shumë mund. Brenda ADN së secilit kalimtar lëviz diçka e padukshme por që e lidh gjeo-shpirtërisht me truallin dhe thirrjen e të parëve.





Xixa  e fantazisë, mu rizgjua në kapërcyellin e ndërrimit të gjeneratave shtet drejtuese prej  shkrimit manifest kulturor dhe vizionit integrues nga Fate Velaj. 





LEGJENDA E SYRIT TE KALTER

Realizuesi me dashuri i bulevardit të Evropës në Pogradec, u rikthye me formulën "Përgjegjësia fillon nga Ëndrra".Edhe pranë oxhakut të Beratit ngrohur prej  ëndrrave e përjetimeve Elina Dunit sugjeroi tek finalja e tryezës së lirë  dhënien e vlerave universale ndaj Eposit shqiptar, siç është mbrojtja dhe renditja në listën e UNESCO-s. 




MUJI DHE ZANAT- MURALE NE HYRJEN 
GJIMNAZIT "QEMAL STAFA"
 NE KATIN E PARE





Realisht vendet e qytetëruara europiane janë ngritur mbi legjendat dhe mitet e trashëgimisë shpirtërore si shprehet Niçja tek 1001 qëllimet e kombeve brenda Zarathustrës frymë formuese. Në themelet e qytetërimeve ndihet tingëllima që jehon së brendshmi në fizionominë e portreteve njerëzore apo tek psikologjia e sjelljeve shoqërore.


Po rrekem si tek  shprehja komike  “tatuazh  mbi gjoksin e Rozafës” duke kujtuar sesi shumë  pasdite pikturova bashkë me disa artistë akademistë dhe  gjimnazistët amatorë fundvitin 2000  legjendat e zgjedhura në muret e gjimnazit “Qemal Stafa . 


znj. Linda Spahiu - Instituti "Trojet"
Këto  murale u realizuan me ndihmën dhe mirëbesimin e dhënë nga koleksionistja e njohur dhe  asokohe drejtuesja e Fondacionit CCF znj. Linda Spahiu. 






Gjergj Zaharia - Drejtor i Gjimnazit
"Qemal Stafa"
në vitin 2000
Përgjegjësia ishte jo vetëm për të zbatuar një projekt të UNICEF-it për disa shkolla të kryeqytetit, të cilit po i skadonte afati dhe duheshin mbushur me piktura disa sipërfaqe murale, por të krijohej nga vetë gjimnazistët e orientuar nga programet mësimore  një ngacmim edukues i përhershëm.




NORA MALAJ


Atëherë  futja e muraleve brenda u miratua nga drejtuesit Gjergj Zaharia,  Nora Malaj si dhe komuniteti i prindërve përfaqësuar nga dashamirësi i artit Nikolin Kurti. 




NIKOLIN KURTI
Realizimi i boceteve fituese zgjati afro dy javë me ndihmën e grupit artistik të biblotekës së shkollës "Qemal Stafa" organizuar nga mësuesja pasionante e letrave shqipe Shpresa.






MAJTAS NE FUND - SHPRESA BEJA-Drejtuese e Grupit Artistik
dhe Bibliotekes.
Mendoj se muralet me motive kombtare si  Legjenda e Beratit midis dy kateve dhe në hyrje Legjenda e Mujit dhe Zanave përfaqësojnë për  publikun e disa breznive pjesën e bukur të  kujtesës së ëndrrave që burojn nga eposi dhe melosi shqiptar.







MUJI DHE ZANAT- PORTRETI
Vlerësoj fytyrën e Zanës tek legjenda e Mujit me fustanellë  në ngjitje drejt pishave të larta si qendër e kompozimit. Kjo murale na mundoi disa javë duke u fshirë e përmirsuar derisa u realizua plot dritë dhe me tiparet rrethore e të shëndetshme si fizionomi e bukurisë malsore. 



Tek Legjenda e Beratit veçoj prej abstragimit me pamjen e dy vëllezërve Tomorrit dhe Shpiragut që ngjajnë si marioneta të metalta të cilat ndeshen në ajër duke na përshfaqur edhe vlerat dhe fuqinë shprehëse të veshjeve kombtare të stilizuara të burrave.
TOMORRI DHE SHPIRAGU - LEGJENDA E BERATIT-
TEK KORRIDORI MIDIS  KATIT
TE PARE DHE TE DYTE
Tek Shpiragu ende shquaj shpërpjestimet e kokës më të vogël se opinga trekëndore.Ndryshe nga historia, miti dhe legjenda janë gënjeshtra e bukur që me kohën  përmasohet si e vërteta e përbashkët. 




LEGJENDA E GJERGJE ELEZ ALIAJT


Fenomeni  shikohet më së miri sesi projektohet vit pas viti  nga kinemaja tek e përditshmja. 

Film i shkurtër i muraleve 


nga Andi Bica

Shkrimi u publikua më(02.02.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/muralet-e-legjendave-shqipe-n--gjimnazin-e-tiran-s-198827.html#sthash.Y00emvPK.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento