domenica 16 febbraio 2014

Kthimi i dytë i Skanderbegut në Vendlindje




Aleksandër  Kastrioti Sk
ënderbeu stërnipi i pësëmbëshjetë nga linja atërore puth tokën shqiptare në moshën 38 vjeçare.



Me Aleksandër  Kastriotin  në Tiranë
-Njeriu i ndjeshëm dhe Artisti fisnik
Lartësuar nga hija e Kastriotëve aktori i teatrit modern nga Rossano e  Kalabrisë, Aleksandër  Kastrioti Skënderbeu  ndieu se kishte një amanet për të kryer gjatë ardhjes në Shqipëri në stinën   e pranverës së para shtatë vjetëve.
Skënderbeu i viteve 2000 kishte një pamje tjetër nga ajo që kishim parë në ekran, ishte më i butë ose buonist siç i thonë italianët njeriut pozitiv , dëgjonte shumë, bartte edhe një humor  natyral që shpërthente deri në të qeshura lehtësuese. Ndër trashëgimtarët e tjerë të Gjergj Kastriotit legjendar, Alessandro kuptova se ruante natyrën më paqësore sesa luftarake prej kavalieri të një tjetër prerjeje


Komunikoi me miken e këtij rrugëtimi që i dukej pak i çuditshëm me artisten e muzikës dhe drejtuesen e misionit "Opera pa Kufij" znj Edlira Dedja, si të ishin duke xhiruar filmin e ri Skënderbeu dhe ajo në rolin e Donikës e mirkuptoi duke i rrëfyer shqiptarët dhe rrugën e fisme drejt kështjellës së Kulturës - Muzeumit Historik të Krujës. Sapo kishte lënë mjekrën dhe flokët pak më të gjata gjë që stonoi me stilin e tij të paraqitjes dhe të jetuarit. Por tiranasit në fillim dhe krutanët pastaj nuk ngurruan ta thërrasin Skënderbej për hir të ngjashmërisë që  doli në pah vetiu me kryeheroin; vetëm prej mjekrës të cilën e mori si dhuratë nga Galileo Galilei, pra prej rolit të tij që pati luajtur në skenë para se të mbërrinte në Shqipëri. Ishte  kureshtar mbi çdo gjë të shkruajtur, foli e dëshmoi se për stër-stërgjyshin e tij gjigantesk, sikur të mos kish mësuar asgjë mëparë në mbi 3 dekada jete. Në lap-topin e tij më tregoi pemën e fisit të Kastriotëve duke pritur të zbulonte dhe misterin e prejardhjes së tij nëpërmjet fjalës së fundit të shkencës testit të zinxhirit gjenetik.   Dialogimi me figura e emërtesa të pasura vijon lirshëm nga rrënjët e familjes tek trungu, e nga degët deri tek gjethet duke i kushtuar më tepër vëmendje të pathënave mbi Kastriotët.


1.Si ka vijuar bir mbas biri pagezimi me emrat e fisnikeve te fisit Kastrioti si Gjon, Gjergj ?

Kthjellësisht  emrat kanë mbetur në traditën e familjes Kastrioti, dhe çdo i parëlindur quhet Xhorxho, Gjergj në më të shumtën e rasteve. Pastaj janë Aleksandër, Kostandin, Ferdinand, kurse për gratë është në tradite emri Donika, Mamica. Interesante eshte se nder karakteristikat e personaliteteve e personazheve të Pemës së Kastrioteve ka qënë dëshira për liri. Një nga parardhesit e mi ka luftuar në 1848-ën për revolucionin shtetformues italian të Garibaldit. Puntualisht një stër-stër gjyshi im që oficer i lartë i këtij udhëheqesi. 

Pra, Skanderbegët jo vetëm që paskan liruar Shqipërinë por edhe Italinë?


Xhaxhai im që nuk e njoha dot ka qenë  një partizan në luftën e dytë botërore dhe u pushkatua nga nazistët në 1944-ën. Në gjakun tonë ka rrjedhur liria në mënyrë trashendentale nga njëri brez tek tjetri.


2.A është e vërtetë  që do ta argumentosh prejardhjen direkte nga Gjergj Kastriot Skanderbegu duke kërkuar ndonjërën prej eshtrave të tij dhe më tej analizën gjenetike të ADN?

Mirë do të ishte që të gjindeshin eshtrat e Atit tim Shpirtëror dhe të konfirmoja me saktësi prejardhjen time si dhe varri i tij të ishte më i vërtetë. Por po arsyetoja me të drejtë se një analizë shkencore mund të bëhej në kockat e Xhovanit që janë në Itali.

Nuk e di tamam se ku por mund të gjinden sepse dihet në përgjithësi. Më vjen keq që s'ka mbetur asgjë nga Gjergji sepse të kishim një gjurmë të vetme nga trupi i tij do të ishtë vërtet si simbol, si diçka që na kish mbetur prej tij por është e sigurtë se tek shqiptarët ka mbetur shumë nga shpirti i tij.


Vlerat është mendoj për të gjithë shqiptarët që besojnë në vlera themeltare sepse nuk është njësoj për të gjithë. Pra besoj se do ishte e bukur të kishim gjetur diçka nga trupi i Skanderbegut, megjithse për mua është më i rëndësishëm shpirti se trupi.



Aleksandër  Kastrioti Skënderbeu - Aktor në rolin e Galileo Galileit


3. Si aktor a është një ëndërr protagonizmi në filmin që pritet të realizohet së afërmi nga kineastët shqiptarë kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut ?

Të bërit e filmit Skanderbeg është një ëndërr e dyfishtë sepse do të përfaqësoja vlerat e Kastriotëve që janë sa legjendë e historisë së Tokës po ashtu edhe se do të përfaqësoja një parardhësin tim. 
Duhej të shfaq ndjenjat e mia, ato të tijat dhe mishërim i tij si një pjesë e mishit dhe e gjakut të Gjergj Kastriotit. Të përbashkët me Kastriotët e tjerë zotërojmë gjenetikisht respektin për dinjitetin e njeriut dhe ndihmën ndaj më të dobëtit dhe që ka nevojë për t'iu gjendur në ditë të vështira. Këtë vlerë të karakterit e kanë treguar si të përbashkët edhe Skanderbegët e tjerë të pemës sonë në mbarë Italinë dhe Europën.


ZNJ. EDLIRA DEDJA, Aleksandër  Kastrioti Skënderbeu  MARRIN BEKIMIN NGA FRATI HISTORIAN MARIN BARLETI- AKTORI DHE DRUGDHENDESI MIRDITOR LLESH BIBA

Znj.Edlira (Dedja) po ju si e gjetët pritjen e personaliteteve shqiptare dhe  bashkombasve dashamirës si kryesuese jo vetëm e fondacionit "Opera pa kufij por dhe misionit europian "Skanderbeg"?

Edlira Dedja: E vërteta është se Ministri i Kulturës ofroi skenën e teatrit kombëtar për të riluajtur Galileo Galilein por dhe publiku i Tiranës, artizanët dhe pleqtë krutanë dhuruan shumë nga shpirti i tyre, sepse jo vetëm emri por dhe ngjashmëria e Alessandros me kryeheroin Gjergj Kastrioti Skanderbeg le vend për ta adhuruar si një personazh që rrezaton vlerat e paqes, tipareve burrërore por dhe natyrën e gjërë artistike prej aktori dhe muzikanti. Muzika në trajtë rapsodie skëndërbejane na dhuroi emocione të paimagjinueshme ta quajmë  përgjatë kthimit të dytë  Skanderbegut në Shqipëri.




Z. Llesh, po tek ju si artist si ju kumboi në këmbanën  e oxhakut mirditor ardhja e stërnipit të pesëmbëdhjetë të Skënderbeut ? A jeni njohur mëparë me pasardhës të tjerë të tij?

Llesh Biba: Ç' është e drejta unë kam përfaqësuar në 600 vjetorin e lindjes së kryezotit të shqiptarëve një delegacion të kryesuar nga plaku i mënçur shkrimtari Sabri Godo, dhe kam patur rastin të takohem dhe t'i vë mbi krye përkrenaren e drunjtë, të rikrijuar me fantazinë time një tjetër Alesandro Kastrioti që jeton në Napoli dhe është mjek me profesion. 

Ishte një surprizë unike që ndodh një herë në 600 vjet edhe vizita e stërnipit aktor nga Kalabria. Bëra çmos që edhe unë si aktor me diplomë ti dhuroj një atmosferë si brenda një filmi historik ku regjisori isha vetë duke ia veshur zotit Alessandro armaturën e Skënderbeut me flamurë, shpata, përkrenaren e gardës së Republikës dhe duke krijuar në shtëpinë time që është e mikut një atmosferë dasme e hareje. Kuptohet unë në rol vazhdoj të jem me kostumin tim  prej frati të bardhë skënderbejan ngado që ekspozoj punimet e drurit, po ashtu edhe në panairin  e librit ku luaj mishërimin e historianit  të dashur shqiptar Marin Barleti por i viteve 2000.




Alessandro Kastrioti ndjeu mbi krye pas hyrjes triumfale me "fermanin e rremë të Sulltanit" në kështjellën e Krujës ,në mënyrë simbolikë puthjen e Muzave, brirët e dhisë që janë "ndera e të zotit të shtëpisë",
 u prek edhe me kopjen e përkrenares dhe shpatës, dhuratat shpirtërore të artizanëve krutanë me punimet në bakër dhe aureolën e këngëve korale plot dashuri të pleqve të Krujës mbi platonë në lartësi prej nga soditet lindja dhe perëndimi i moteve dhe pamja e shtrirë e romantike e bregdetit shqiptar.



DEBAT MIQESORE GJENETIK - GJERGJI ME HAMZAIN 
RIVENDOSJA E PAQES TEK ULLIRI ANTIK



Por metropoli i Tiranës gjatë rrugëtimit disa ditor i ofroi një pritje të rrallë Skanderbegut të Ri, si nga Ministri i Kulturës i cili i ofroi skenën e Teatrit Kombëtar për të rishfaqur pjesën e Galileo Galileit apo për të vënë në skenë ndonjë nga dramat e shumta të shkruara që prej pendave të para të shqipes, plejada e arbëreshëve e më gjerë në letrat shqipe dhe italiane. Por mesa duket Aleksandri ishte më shumë entuziast mbi një vepër të kryeheroit të qytetërimit Perëndimor, e sapobotuar nga një shkrimtar italian në zë, ku Skanderbegu shihej në rrafshin mistik e metafizik, i kthyer nga bota e  përtej jetës, ku Zoti i jep Skanderbegut një shans të dytë për të korrigjuar gabimet e pakta të bëra mbi tokë. Intriga është e bukur por skena dhe roli nuk i ndahen Aleksandër  Kastrioti  aktor që gjen një pritje spektakolare në shtëpinë kishë mirditore të aktorit dhe skulptorit drugdhendës Llesh Biba. 

Në vatrën e shtëpisë së tij kthyer në punishte   dhe galeri të punimeve të drurit me simbole kombëtare gjeti dhe i vuri mbi krye një tjetër përkrenare të Gjergj Kastriotit. (Duket se dublat 

e para të filmit me protagonist shqiptar kanë nisur që në 2007-ën.)

Alessandro u shpreh edhe pas largimit se përjetoi momente magjike nga një tjetër aktor, qeshi me shpirt kur u takua me historianin e dashur Barletin romantik si dhe familjen e tij.




 Skanderbegu i Ri si një pasionant i muzikës xhaz  dhe një pianist i përkryer tregoi se po pregatiste një album të ri   me miqtë e grupit Scander- band në Kalabri. 




Ai rrugëtoi me imagjinatë në kohë duke bartur ankthin e  rimarrjes së vlerave të qytetërimit shqiptar. Disa vjet më vonë kur erdhi rishtas në Tiranë na tha buzagaz se në aeroportin e Prishtinës u prit me nderime dhe ceremoni atdhetare nga ushtarakët e lartë të Kosovës me veshje kombtare dhe për çudi si brenda filmit historik, komandanti i tyre quhej Murat. Mësova së fundmi nga mikesha e artit znj. Edlira Dedja Bytyçi (sot këshilltare kantonale në kantonin Neuchâtel të Zvicrës)  asokohe në rolin e Donika Kastriotit përgjatë udhëtimit fantastik  se Aleksandër  Kastrioti Skënderbeu 
 i Napolit e luajti me dinjitet dhe pjekuri rolin e Skënderbeut në kremtimin e 100  vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë mbajtur në Bruksel. Shpresoj fjalimi të përcillet nga italishtja në shqip për kureshtjen e shëndetshme të lexuesit shqiptar duke nxitur kësaj here producentët eindustrisë  së  imazhit Hollivudian për të shkruar me dritë figurën e  Gjergj Kastriotit Skënderbeut në një film të pritshëm artistik.




Publikuar në Maj 2007  
në Gazetat e Metropol dhe Standard

shkruar pa inat e me pasion  nga Hamza-i (Amxa)
(në jetë gazetari Andi Bica)









Nessun commento:

Posta un commento