Andi Bica gazetar |
Përgjatë një viti udhëtimesh të nisura më herët në vitin 2006 me ciklin e telereportazheve “Çelnaja” në Televizionin Shqiptar të mbështetur tek risitë e shtëpive shqiptare, dhe të vijuar në një format më të plotë e profesional në Albanian Screen TV nën emrin “Aromë Shqipërie” ; udhëtimi pasurues njohu një përmasim edhe më estetik e jetësor.
Harmonia në diversitet qe Filli lidhës brenda një itinerari përshkrues jo drejtvizor ndaj vendeve të një territori herë të largët e herë të afërt gjeografikisht; në të veçantat e bashkive dhe komunave që shpesh rezultuan plot kundërti dhe ndryshime të thekshme por si pjesë e natyrshme e një tërësie mozaike.
Nga Berati në Leskovik mund të mbërrihet përmes një ure komunikimi si muzika qytetare dhe kujtesa ndjesore e Çelebiut para treqind vjetësh.
Në lagjen e Kurt Pashës në Mangalem të njohur përgjatë sundimit të “Sulejmanit të Madhërishëm” ndjeva si tingujt e grupit të Ashikëve duke udhëtuar nëpër bëmat e tyre nga rrëfenjat e inxhinier Pavli Shkarpës; po ashtu shijova dhe përsheshin me kaposh deti apo ëmbëlsirën me mish qingji pranë ish “haremit” të rijetëzuar.
Në vendorigjinën e Konicës dhe Nolit,pranë malit të Melesinit u freskova nga uji Çezmës së Rrëzës” ku të dashuruarit bëjnë pa zhurmë ritualin e njohjes dhe kurorës në një ngrehinë sa kishë e xhami po aq edhe “faltore dashurie” . Guida e rajonit gazetari dhe kryebashkiaku pasionant Fatmir Guda më prezantoi një tryezë të pasur disa kilometra larg qytetit të Leskovikut në pyllin e një Bio Ferme të quajtur “Sotira” ku kuptova nga realizuesit bashkshortët Toni dhe Nida, sesi mund të jetohet me kualitet edhe pranë troftave të lumit, shtëpizave të drunjta, pyllit të lajthive dhe aromës së kullumbrive i veshur në stilin kauboj ose kauntri.
Për t’ u dëgjuar edhe pak “bluzin shqiptar” jetësuar shekullin e shkuar edhe nga fenomeni i sazeve të jugut Hafize Leskoviku dhe familja e saj e artistëve orkestrantë. Në kujtesën e studjuesit Bajram Lapi zëri i saj rrin si stoli femërore dhe rrezaton njësoj si kostumi fin e shumngjyrësh i gruas leskoviqare.
Rendja drejt të bukurës ishte filli i udhëtimit në Razmën elitare. Pak Austri në lartësitë para alpine mu zbulua mes komikes dhe fantastikes në bisedën e ngrohtë me çiftin Aida dhe Shirazi Kastrati në një boulevard natyror vilash të evropianëve të parë modern – midis vilave të verimit ngritur në vitet e mbretërisë shqiptare nga tregtarët e famshëm shkodranë.Këtu ndjeva pohimin real të asaj kulture të lartë qytetare për të cilën më pat treguar dhe pat ruajtur e ndriçuar në veprën e tij nga dritarja e arkivit të shtetit gjatë një jete plot të papritura e flijime studjuesi Dhimitër Antoni.
Edhe në temperatura mirazhesh mund të lahesh në shiun e verës; madje të rrethohesh nga një mjegull e beftë të cilën e përjetova si dekorin e avullt të një filmi intrigues apo klimë transilvanike.
Ndryshe në "Vendin e Shëtitjeve", një praktikë e suksesshme për vizitorët nga dy bashkudhtarët , mund ta shohësh veten si një Nastradin që endet me maskën veneciane natën në pyjet e Razmës për të rigjetur jo gomarin si mik besnik por ketrin e shpeshtë, përshëndetës dhe ndjellamirë për eksplorimin e shpellave të afërta.
Ndryshe në "Vendin e Shëtitjeve", një praktikë e suksesshme për vizitorët nga dy bashkudhtarët , mund ta shohësh veten si një Nastradin që endet me maskën veneciane natën në pyjet e Razmës për të rigjetur jo gomarin si mik besnik por ketrin e shpeshtë, përshëndetës dhe ndjellamirë për eksplorimin e shpellave të afërta.
Tradita e filtruar në sitën e klasikes. Pallati Natyral i realizuar nga simbioza e inxhinierit me shkrimtaren në piacën e fushës së sportistëve dikur; është projektuar me dhoma misterioze ku mund të takoje në formë imagjinare dhe aventure duke u ngjitur si në katet e një kështjelle të magjepsur dhe jashtë kohës personazhet fantastike si Zanat, Kreshnikët apo
Trokita në portën e Miss-it të fantazisë popullore por çuditshëm porta ishte thuajse e hapur pa ato shtatë çelsat e ndrymjes dhe në vend të saj preka vetëm imazhin e një pikture nudo të përfjetur në shtratin e Saj. Kuptohet pjata e zgjedhur për sekretin e bukurisë mund të jetë proshuta e dhisë së egër apo sallata e patateve razmane; tregues i një kuzhine të rafinuar si një simfoni e ngritur mbi ritmet folk të shijes.
“Ethet çaplineske të arit” më shoqëruan në itinerarin e Fushë Krujës dhe Rubikut po në një tjetër kuptim ; tabelat e shënuara nga vlerat njerëzore. Në fakt bashkë me studjuesin Genc Hoti njohur edhe si kërkues thesaresh, vura re në komunën e Niklës jo vetëm gropat e hapura me metoda popullore për gjetjen e metalit diellor, por ndoqëm një rrugë të vjetër që si degëzim i rrugës tregtare Egnatia ishte gjatë periudhës romake dhe otomane një autostradë e vërtetë dhe njihej si kufiri ndarës ndërmjet Veriut dhe Shqipërisë së Mesme; me stacione lidhëse dy urat doganore të Abdyl Agës dhe fshatit Kucej.
Në fshatin Bilaj,në komunën e Bubqit si në një udhëtim në kohë u takova me dy personazhe historikë; nipin e Abaz Kupit, zotin Nderim të mbijetuarin me këmishë ndaj disa diktaturave si dhe bashkudhtaren e tij pinjollen e ish ministrit kuisling Xhafer Deva zonjën Lolita Kupi.
Shpikja nga dëshira për të ndihmuar jetën dhe bashkombasit mendoj se qëndronte në realizimin brenda pronës së trashëguar nga babai i Nderimit, atdhetari Ibrahim Kupi, të realizonin një shtëpi pushimi në dobi të një tjetër thesari, atij të shëndetit.
Ideja e kthimit nga Shtetet e Bashkuara me ndërrimin e sistemit në Fushë Krujë dhe transformimit të një ish pusi nafte të hapur dikur nga rusët dhe të lënë në mes si një burim ujërash termale ose “Llixhat e Bilajt”, funksioi më së miri.Pranë ngrohtësinë shëruese ose “çezme të energjisë së tokës” takova jo rastësisht dhe prindërit e shumë personazheve publikë të ekranit që në vend të dhomave të plazhit; kishin zgjedhur të kuronin sëmundjet e moshës së tretë pa përjashtuar shumë gra e vajza që merrnin këto shërbime qetuese në një ofertë vërtetë humane.
Në Rubikun e vjetër ku pat kaluar dhe qe stacionuar në antikitet
Jul Çezari në ndjekje të Pompeut, gjatë lufës civile shpluhurosa me njeriun dhe drejtuesin e bashkisë Gjokë Vukaj ato gjurmë mbi shkëmb si kalaja e pa eksploruar e Judenjve dhe atë sënduk gjysheje plot mirësi. Kërcitja që ndihet është varfëria e panatyrshme që shoqëron banorët e talentuar dhe mikpritës mirditorë që ecin mbi një tokë të florinjtë.
Jul Çezari në ndjekje të Pompeut, gjatë lufës civile shpluhurosa me njeriun dhe drejtuesin e bashkisë Gjokë Vukaj ato gjurmë mbi shkëmb si kalaja e pa eksploruar e Judenjve dhe atë sënduk gjysheje plot mirësi. Kërcitja që ndihet është varfëria e panatyrshme që shoqëron banorët e talentuar dhe mikpritës mirditorë që ecin mbi një tokë të florinjtë.
Pata fatin të udhëtoj “Rreth Shqipërisë Mike, për pesëmbëdhjetë ditë (seri)” dhe të befasohem nga nuri femëror, mahnitja e relievit si dhe mëmësia e tokës së saj plot humus. Në këtë pikë mbërritje ashtu si në majën e një kodre shkëmbore të ngjitur; tanimë shoh sesi u shkela me shtresëzime qytetërimesh në kishën e Rubikut, dhe të prek në ish observatorin e vrojtimit të qiellit shqiptar të Mirditës me teleskopin e ndjesive ; atë vetëdije universale të përçuar nga etërit françeskanë e të nisur nga benediktinët si e rizbulova në librin e francezit Moris Vjë "Sekretet e Ndërtuesve".Po në këtë klas, edhe shumë shqiptarë ditën t'i japin vlerë këtij trualli të begatë dhe të hedhin me dashuri vështrimin përtej epokës në të cilën gjalluan.
Nessun commento:
Posta un commento