![]() |
| LEGJENDA E SKENDERBEUT |
Prej afro 15 vitesh, gjeneratat kalojnë para muraleve dhe sadopak në mendjen e secilit fotografohet ndonjë nga legjendat e thjeshtëzuara dhe realizuara në mënyrë modeste, me një lloj estetike të pëlqyeshme për syrin si dhe shumë mund. Brenda ADN së secilit kalimtar lëviz diçka e padukshme por që e lidh gjeo-shpirtërisht me truallin dhe thirrjen e të parëve.
Xixa e fantazisë, mu rizgjua në kapërcyellin e ndërrimit të gjeneratave shtet drejtuese prej shkrimit manifest kulturor dhe vizionit integrues nga Fate Velaj.
| LEGJENDA E SYRIT TE KALTER |
Realizuesi me dashuri i bulevardit të Evropës në Pogradec, u rikthye me formulën "Përgjegjësia fillon nga Ëndrra".Edhe pranë oxhakut të Beratit ngrohur prej ëndrrave e përjetimeve Elina Dunit sugjeroi tek finalja e tryezës së lirë dhënien e vlerave universale ndaj Eposit shqiptar, siç është mbrojtja dhe renditja në listën e UNESCO-s.
| MUJI DHE ZANAT- MURALE NE HYRJEN E GJIMNAZIT "QEMAL STAFA" NE KATIN E PARE |
Po rrekem si tek shprehja komike “tatuazh mbi gjoksin e Rozafës” duke kujtuar sesi shumë pasdite pikturova bashkë me disa artistë akademistë dhe gjimnazistët amatorë fundvitin 2000 legjendat e zgjedhura në muret e gjimnazit “Qemal Stafa .
![]() |
| znj. Linda Spahiu - Instituti "Trojet" |
![]() |
| Gjergj Zaharia - Drejtor i Gjimnazit "Qemal Stafa" në vitin 2000 |
![]() |
| NORA MALAJ |
Atëherë futja e muraleve brenda u miratua nga drejtuesit Gjergj Zaharia, Nora Malaj si dhe komuniteti i prindërve përfaqësuar nga dashamirësi i artit Nikolin Kurti.
![]() |
| NIKOLIN KURTI |
![]() |
| MAJTAS NE FUND - SHPRESA BEJA-Drejtuese e Grupit Artistik dhe Bibliotekes. |
| MUJI DHE ZANAT- PORTRETI |
Tek Legjenda e Beratit veçoj prej abstragimit me pamjen e dy vëllezërve Tomorrit dhe Shpiragut që ngjajnë si marioneta të metalta të cilat ndeshen në ajër duke na përshfaqur edhe vlerat dhe fuqinë shprehëse të veshjeve kombtare të stilizuara të burrave.
| TOMORRI DHE SHPIRAGU - LEGJENDA E BERATIT- TEK KORRIDORI MIDIS KATIT TE PARE DHE TE DYTE |
| LEGJENDA E GJERGJE ELEZ ALIAJT |
Fenomeni shikohet më së miri sesi projektohet vit pas viti nga kinemaja tek e përditshmja.
Film i shkurtër i muraleve
nga Andi Bica
Shkrimi u publikua më(02.02.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/muralet-e-legjendave-shqipe-n--gjimnazin-e-tiran-s-198827.html#sthash.Y00emvPK.dpuf



.jpg)


Nessun commento:
Posta un commento